Ndërrimi i viteve bëhet më i këndshëm me ekranin e Top Channel, që do të sjellë në shtëpitë tuaja një meny shumë të pasur programacioni, për t’i bërë sa më argëtuese ditët dhe mbrëmjet festive.

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, ekrani më i madh në Shqipëri, do të sjellë një maratonë të madhe të spektakleve, në ditët festive të ndërrimit të viteve, duke filluar që nga mëngjesi i 31 Dhjetorit, me emisionin “Wake Up”.

Menjëherë pas tij, do të jetë radha e “Në shtëpinë tonë”, që do të sjellë episodin e fundit të vitit 2018, për t’u rikthyer më pas sërish në vitin e ardhshëm, edhe më e këndshme dhe argëtuese.

“Top Talk” do të vijojë si gjithmonë të vijë në ekranin tuaj në orën 15:40, ndërsa pasditja do të na gjejë në studion e “Ftesë në 5”, me një sërë të ftuarish që do t’i japin ngjyra atmosferës festive.

Nuk do të mungojë në ditën e fundit të 2018-ës, as “Dilema – Deal or Not Deal”, që bashkë me prezantuesin Eno Popi, do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit dhe do të sjellë shumë çmime, dhurata e surpriza për lojtarët.

Edhe emisioni tashmë legjendar në ekranin e Top Channel, “Fiks Fare”, do të vijë me një mozaik rubrikash, që do të sjellin humor dhe argëtim për 3 net me radhë në shtëpitë tuaja, me gazetarët e programit, që do të mbledhin letrat në të gjithë Shqipërinë, për t’i sjellë në studio.

“Pranverë në Dhjetor”, do të titullohet programi i madh i ndërrimit të viteve në Top Channel, që do të sjellë buzëqeshjen e parë të vitit të ri, me aktorët më të mirë të humorit shqiptar, yjet e muzikës tonë dhe një festë të gjatë e magjike, dhuratë nga ekrani më i madh në vend, për të gjithë shqiptarët, kudo që festojnë.

Në të parën natë të vitit, do të jetë radha e “Shiko kush Luan”, një show festiv nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe me pjesëmarrjen e personazheve më të dashur të publikut.

Nuk do t’i mungojë programit maratonë të ndërrimit të viteve as “Soirée”, që mbrëmjen e të mërkurës do të startojë me bilancet e vitit 2018, ndërsa nuk do të mungojnë këngët, kërcimi e argëtimi në studio.

Krahas gjithë programacionit maratonë, prodhim i Top Channel, në ekran nuk do të mungojnë as filma e seriale nga më të ndjekurit në ekrane, gjithçka për ta bërë të paharruar festën e ndërrimit të viteve.

Top Channel – Festoni me ne!

Top Channel