Edhe 8 ditë nga shorteu i madh i “Dilema Deal or no Deal”. Një Citroen 3, gati për t’u fituar!

30/12/2018 11:44

Vetëm 8 ditë na ndajnë nga super shorteu i “Dilema Deal or no Deal” në Top Channel, që pasditen e 06 janarit 2019, do të shpallë fituesin e një CITROËN C3.

Që nga data 09 dhjetor 2018, ndjekësit e programit kanë dërguar mesazhe dhe shumë prej tyre kanë arritur ta gjejnë saktë vlerën e lekëve që ka pasur valixhja e konkurrentit. Dhe mes gjithë këtyre numrave fitues, do të zgjidhet ai ose ajo që do ta nisë vitin 2019 me një super makinë me kilometrazh zero.

Pjesë e shortit mund të bëheni ende të gjithë, duke luajtur nga shtëpia.

Edhe sot, ku në një episod festiv, fëmijët do të luajnë për fëmijët, duke përçuar një mesazh solidariteti, mund të dërgoni mesazhe në 56666, e nëse e gjeni saktë se çfarë fshihet në valixhen e konkurrentëve të vegjël, atëherë do të bëheni pjesë e shorteut që do të mbahet të dielën e 06 janarit, live, në “Dilema Deal or no Deal”, nën moderimin e Eno Popit.

Top Channel