Donald Trump optimist për marrëveshjen me Teheranin, paralajmëron rifillim të sulmeve nëse dështon diplomacia
Është eksperimentuar me sukses për herë të parë në Europë teknika që është në gjendje të djegë qelizat e tumorit në tru, duke përdorur teknologjinë e lazerit.
“Termoterapia Intersticiale”, ky është emri i procedurës së re, që është përdorur nga Instituti Neurologjik “Carlo Besta” i Milanos, për të trajtuar dy pacientë me metastaza të veçanta në tru.
Rezultati i eksperimentit ka treguar uljen e komplikimeve, reduktimin e ditëve të qëndrimit në spital dhe një mundësi më të mirë për ndërhyrje kundrejt kirurgjisë tradicionale.
Teknika e re përdor valët e dritës për të djegur qelizat kanceroze. Kur lazeri aktivizohet, temperatura e zonës problematike shtohet, aq sa të djegë vetëm shtresën tumorale.
Teknika e re ka disa avantazhe: i pari është zvogëlimi i tronditjes për pacientin. Procedura në tërësi kërkon vetëm pak minuta kohë dhe i redukton ndjeshëm ditët e rikuperimit, nga 4 deri në 5 ditë të parashikuara pas ndërhyrjeve të kirurgjisë tradicionale, në vetëm 1 ditë!
Këto avantazhe konkrete, të evidentuara te dy pacientët e parë të trajtuar, janë përkthyer në një përmirësim të cilësisë së jetës së tyre në vazhdim.
Top Channel