Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në qytetin e Istogut në Kosovë, ku një shtetas tentoi të grabisë një bankë dhe bilanci i aksionit ishte vërtetë i dhimbshëm.

Shtetasi i identifikuar si Kamer Metaj, nga Istogu, me të kaluar të mëparshme kriminale, tentoi të grabitë një bankë të nivelit të dytë në Kosovë, po u përplas me forcat e policisë, që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Grabitësi 50-vjeçar hapi zjarr në drejtim të policisë, në tentativë për t’u larguar, ndërsa edhe këta të fundit u kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur Kamer Metaj dhe polici Izet Demaj, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Pejës për ndihmën mjekësore, por asnjëri prej tyre nuk ia doli t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në orët e mbrëmjes, policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, me inicialet Y.M. dhe U.M., i pari vëlla i grabitësit dhe i dyti, i afërm i tij, të cilët dyshohet se ishin pjesë e planit të grabitjes.

Këta të fundit kanë marrë masën e arrestit me burg për 48 orë, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur planin dhe dinamikën e ngjarjes që tronditi Istogun dhe gjithë Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA