Partia Socialiste mbledh sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.

Mësohet se mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Në axhendë janë parashikuar 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.

Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS

1.Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama.
2.Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.
3.Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4.Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5.Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6.Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7.Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8.Çështje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA