Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Topojan të Bulqizës, ku vjehrri ka vrarë dhëndrin.

Nga informacionet e para mësohet se ditën e djeshme dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe ka plagosur një tjetër me thikë.

Ka qenë vjehrri i tij i cili e ka goditur me dru pas kokës duke e lënë të vdekur.

Pritet që policia të sqarojë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel