Me një të dashur shtatzënë dhe problemet e vazhdueshme te Manchester United, Paul Pogba kishte menduar jo pak herë të ndryshonte skuadër që në këtë merkato janari, por largimi i Mourinhos nga pankina duket se e ka çliruar kampionin e botës.

Futbollisti francez ka hequr presionin mbi supe, e tani “vallëzon” në fushën e lojës përmes golave dhe asisteve.

Trajneri i përkohshëm, Ole Gunar Solskjaer, duket se ka arritur të nxjerrë më të mirën nga mesfushori me vlerë 100 milionë, e statistikat po i japin të drejtë.

Paul Pogba ka një mesatare prej 4 goditjesh në portë nën drejtimin e trajnerit të ri, e një përfshirje në golin e ekipit mesatarisht çdo 45 minuta. Kjo është shumë e lartë, krahasuar me mesataren 189.3 minuta që francezi kishte kur ekipin e drejtonte Mourinho.

Paul Pogba kishte gjithashtu një saktësi prej 58 pasimesh çdo ndeshje me teknikun portugez, gjë që e ka përmirësuar në 95 në ndeshje, me Solskjaerin në stol. Shumëkush e quan një “hakmarrje” ndaj trajnerit të mëparshëm, por fakt mbetet se prej tij, Manchester United ka nisur të fitojë me goleada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA