Elbasan, çmimet në rritje. Pensionistët nuk e përballojnë dot shtrenjtimin

27/12/2018 15:29

Ashtu siç ndodh rëndom tashmë në çdo prag festash, çmimet e produkteve të shportës pësojnë rritje të konsiderueshme.

Jo të gjithë munden t’i përballojnë ato, sidomos pensionistët.

Gjeli i detit duket se nuk do të jetë në çdo tavolinë këtë vit, pasi çmimi i tij është i kripur.

“Çmimet janë të papërballueshme për ne pensionistët. Bota i ul, ne i ngrejmë”, thonë qytetarët.

Në Elbasan, çmimi i gjelit të detit shkon rreth 800 lekë kilogrami për peshë të gjallë. Ndoshta të shumtë janë ata që do të zgjedhin një gjel importi, çmimi i të cilit luhatet në 500 lekë për kilogramë, por ku cilësia lë për të dëshiruar.

Në Elbasan edhe frutat kanë pësuar rritje. Perimet edhe më shumë, ku spikat një kg qepë e cila kushton 120 lekë.

Top Channel