Altin Basha: Spektaklin e ndërrimit të viteve përse e quajtëm “Pranverë në dhjetor”

27/12/2018 22:27

“Pranverë në dhjetor” është titulluar spektakli që do të transmetohet në Top Channel gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Regjisori Altin Basha, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, tregoi të gjitha prapaskenat e spektaklit.

“E kemi quajtur ‘Pranverë në dhjetor’ sepse jemi nisur nga dhjetori i protestave të studentëve, që na kujtuan që ky vend ka shpresë, edhe pse ne bëmë një panoramë pesimiste të asaj që thamë. Studentët na treguan që energjia pozitive ekziston edhe në këtë vend, e ishte një dëshirë që kërkonim ta ndryshonim Shqipërinë, por nuk e ndryshuam mjaftueshëm. Duke u nxitur nga kjo, e titulluam ‘Pranvera në dhjetor’. Ka shumë personazhe që përfshihen në këtë emision dhe do të zgjasë 5 ose 6 orë. Ne bëmë pjesë të spektaklit të gjithë moderatorët e Top-it. Edhe të ftuarit i kanë dhënë shumë energji spektaklit”, u shpreh Basha.

Top Channel