Shkarkimi i Jose Mourinhos nga pankina e Manchester United pati një jehonë botërore, e vazhdon të gjenerojë kapituj të tjerë të pasur me prapaskena dhe deklarata të lojtarëve të ndryshëm.
Ndarja e bujshme e teknikut portugez me klubin nga “Old Trafford” u komentua gjithashtu nga legjenda e “djajve të kuq”, Wayne Rooney, që e vlerësoi si një veprim të drejtë, e madje nuk kurseu as ironinë.
“Klubi mori një vendim të drejtë, pasi kishte medoemos nevojë për ndryshim. Jam i sigurtë se drejtuesit menduan të njëjtat gjëra që menduan edhe ata të stafit, kuzhinierët dhe magazinierët. Asnjë prej tyre nuk ishte i lumtur me Mourinhon. Marrëdhëniet mes disa futbollistëve dhe stafit nuk ishin të mira, ndërsa Solskjaer tani është njeriu i duhur për të ringritur klubin”, tha Wayne Rooney.
Rooney këmbënguli se shkarkimi i Mourinhos ishte diçka e drejtë dhe për këtë flasin rezultatet. Manchester United është në vendin e 6 në Premier League dhe atmosfera – sipas tij “toksike”, – në “Old Trafford” do ta bënte të pamundur kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Top Channel