E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri “Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish-serave”.
Ky ishte reagimi i Partisë Demokratike pasi Ministria e Financave u shpreh e gatshme për të vënë në dispozicion dokumentet që provojnë se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, por trashëgimtarët Pinari.
“Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.
Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.
A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?
Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe”, lexohet në reagimin e PD-së.
Top Channel