Sot në “Open” është folur për bilancin e qeverisë dhe opozitarizmin gjatë vitit 2018. Çfarë arriti qeverisja dhe çfarë arriti opozita gjatë këtij viti? Cilat janë ngjarjet kryesore?

Moderatorja Eni Vasili ishte e interesuar fillimisht të dinte se çfarë ishte diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe, a ishte folur për ndryshime në kabinet?

“Mbledhja e sotme e kryesisë ishte reflektim në fundvit, një raport i punimeve që janë bërë, synimeve që kemi për të ardhmen, ato që nuk janë bërë, si dhe raportin tonë me shoqërinë. Ne duhet të hapim Partinë Socialiste ndaj shoqërisë, për të bërë punë e programe më të mira dhe sigurisht edhe për të marrë përgjegjësitë tona për ato që bëjmë e që nuk bëjmë”, shpjegoi Spiropali.

Sipas saj, kryesia e PS-së nuk ka interes të flasë për qeverinë.

“Ne kemi qenë në një proces të gjatë bashkëqeverisjeje dhe llogaridhënieje, kemi pasur disa herë mbledhje kryesie, në nëntor a në dhjetor, për t’u përballur me “opozitën” e brendshme dhe për të reflektuar. Nuk kemi folur mbi riformatimin e qeverisë, pasi nuk i intereson kryesisë kjo gjë. U bënë analiza mbi qeverisjen, mbi organizimin partiak, sepse ne flasim për ide e vizione”, shtoi më tej Spiropali.

Por a duhet të ketë ndryshime kabineti qeveritar sipas Spiropalit?

“Mua më interesojnë më shumë sesa emrat, politikat që ata bëjnë. Ka debate të ndryshme nëse duhet të jemi më majtas, më djathtas, apo më në qendër. E rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë ne në dy vitet e ardhshme, pa u munduar të justifikohemi. Protesta e studentëve ishte një moment reflektimi, sepse qartazi nuk është thjesht protestë e studentëve për universitetin, por edhe për familjet e tyre dhe gjendjet e tyre social-ekonomike”, deklaroi Elisa Spiropali.

Berisha tha se mbledhja e kryesisë kanabiste pati si konkluzion vjedhjen nga Rama dhe FRESSH-ista etj…

“Kjo është një deklaratë në stilin “salist”, njerëzit janë lodhur duke na dëgjuar neve teksa ofendojmë njëri-tjetrin dhe në këtë vigjilje Krishtlindjeje nuk dua ta komentoj”, u përgjigj shkurtimisht ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA