Dy ndryshimet ligjore të qeverisë, për atë që njihet si “Paketa antishpifje”, konsiderohen nga demokratët si përpjekje e pastër e kryeministrit për të censuruar medien.

Në një dalje për gazetarët, kryetarja e Komisionit të Medies, Albana Vokshi akuzoi qeverinë se nëpërmjet dy nismave kërkon të shantazhojë portalet “online” dhe gazëtarët, duke vënë në rrezik lirinë e medies.

“Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj, ‘këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik’. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë, ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë. Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Medien Audiovizive, në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale”, tha Vokshi.

Dy ligjet e hartuara nga qeveria janë ende në fazë konsultimi dhe pritet që brenda muajit janar të miratohen për t’ia përcjellë Kuvendit për votim. Ndryshimet parashikojnë rritje gjobash, deri në mbylljen e medias “online” deri në një vit, nëse publikon 5 lajme të pavërteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA