Muzikanti afrikano-jugor, kitaristi i rrymës Jazz, Musa Manzini është operuar në tru për heqjen e një tumori me anestezi lokale, ndërsa i binte kitarës! Manzini, 47 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes, që zgjati gjashtë orë, në spitalin Albert Luthuli të Durban-it.
Pikërisht për të shmangur paralizën dhe humbjen e funksioneve cerebrale të kontrollit dhe lëvizjes së vullnetshme, veçanerisht të gishtave, mjekët i kanë kërkuar që ndërkohë që operohej të luante pjesë muzikore në kitarë.
Një prej kirurgëve të skuadrës së operacionit, Rohen Harrichandparsad, ka shpjegur që ekzekutimi i pjesëve muzikore nga Manzini, i ka mundësuar mjekëve një dallueshmëri më të qartë të problemeve, ndërsa ishin duke hequr masën më të madhe të tumorit.
Manzini ka luajtur në kitarë përgjatë fazës së fundit të operacionit të gjatë, ndërsa mjekët po bënin kontrollin e fundit të gjendjes, nëse çdo gjë ishte në rregull.
Teza e kirurgëve pas kësaj praktike me rezultat të suksesshëm, është: vënia në punë e trurit nëpërmjet gjësë që di të bësh më mirë, parandalon rrezikun e madh të mpirjes së neuroneve, dhe si rrjedhojë edhe një hemorragji cerebrale fatale përgjatë operacionit.
Top Channel