Pas dhjetë vitesh pritjeje kthehet në ekranin e madh Hellboy, heroi demoniak më i famshëm i kinemasë. Protagonisti i filmit vizatimor kult, i krijuar nga Mike Mignola, do të vijë në kinematë europiane duke filluar që nga Prilli i vitit që vjen.

Filmi i drejtuar nga Neil Marshall, shenjon një rinisje të vërtetë të serisë kinematografike të nisur nga Gulliermo Del Toro, me filmin “Hellboy” dhe “Hellboy Golden Army”.

Hellboy është një gjysmë djall, i cili mbron tokën nga krijesat e mbinatyrshme që e kërcënojnë. I thirrur në planetin tonë, në vitin 1944 nga shtrigani i lig rus Grigori Efimovic Rasputin, për llogari të nazistëve, Hellboy shpëtohet nga aleatët dhe i besohet Profesorit Trevor Bruttenholm, i cili e rrit sikur të ishte djali i tij.

Pasi rritet, Hellboy nis gjuetinë ndaj ujqërve të egjër, vampirëve dhe krijesave mitologjike të çdo lloji, duke u bërë një ndër detektivët më të mirë të “Byrosë së Kërkimit dhe Mbrojtjes së Paranormales”.

Në këtë aventurë të re, heroi do të impenjohet në një mision në Londër, për të përballur shpirtin antik të një shtrige të ligë, e kthyer në tokë nga bota e të vdekurve.

Në rolin e protagonistit në këtë kapitull të ri është ylli i “Stranger Things” David Harbour. Ndërsa Milla Jovovich luan Nimuen, shtrigën me fuqi të jashtëzakonshme.

Top Channel