Një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në mbrëmjen e së shtunës në “Shiko kush luan” ishte moderatorja e Digitalb, Vilma Masha.

Mes shumë lojrave dhe argëtimit një surprizë e kësaj puntate ishin edhe kartolinat e personalizuara për të ftuarit të cilat vinin herë pas here nga balerinat në studio. Kartolina e Vilmës ishte shumë e veçante e po aq e veçante ishte edhe përgjigja e saj.
“E ke në planet e tua të afërtanjë bebush? Se ne shqiptarët e kemi zakon të pyesim pas dasmës kur do vijë bebi?” – ishte pyetja e saj.
Vilma u përgjigj se dëshiron me gjithë zemër që në 2019-ën të vijë një bebush.
Edhe ne ja urojmë këtë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA