Si çdo të shtunë, edhe në këtë punatë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot surpriza dhe argëtim. Kjo dhe falë të ftuarëve mjaft të zgjedhur.
Një ndër ta ishte dhe këngëtari Mateus Frroku. Në lojën e fundit, “Ndaje ose pije”. Mateus duhej t’i përgjigjej pyetjes që ishte përgatitur për të ose të pinte gotën me alkol që kishte përpara.
“Cili prej djemve të Threedots është më i talentuari dhe ka vokalin më të mirë?”, ishte pyetja së cilës ai zgjodhi t’i përgjigjej. Mateus duhej të rendiste djemtë duke nisur nga vendi i parë drejt atij të tretë. Me shumë çiltërsi renditja e tij ishte kjo:
1. Burno
2. Flori Mumajesi
3. Klajdi Haruni
Të tre djemtë e Threedots janë padyshim tepër të talentuar dhe secili ruan karakteristikat e veçanta, por Mateus bëri zgjedhjen sipas preferencave të tij përsa i përket vokalit.
Top Channel