Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me katin shtesë që thuhet se ka ndërtuar Lulzim Basha.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, thuhet se Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë dhe se leja e ndërtimit nuk u përdor kurrë.

Deklarata e plotë e PD-së
Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.

Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.
Para firmosje së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkreë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.
Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.
Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar.

Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA