Talenti i Ajaxit është “djaloshi i artë” i 2018-ës

18/12/2018 04:00

Çmimi prestigjoz Golden Boy për vitin 2018 shkon për talentin e Ajaxit të Amsterdamit Matthijs de Ligt. Qendërmbrojtësi i harkëtarëve është shpallur lojtari më premtues në Europë nën moshën 21-vjeç.

19-vjeçari gjatë këtij viti ka fituar një vend stabil edhe në formacionin e kombëtares holandeze duke ulur në stol një ekspert si De Vrij e Interit, pasi trajneri Ronald Koeman bashkë me kapitenin Van Dijk në qendër të mbrojtjes aktivizon de Ligt.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsë në të shkuar Golden Boy-in e ka bërë të tijin edhe Lionel Messi. Vetë de Ligt i intervistuar pas çmimit është shprehur shumë i lumtur dhe shumë i befasuar për fitimin e këtij trofeu prestigjoz në aspektin individual duke e vënë theksin se para shumë vitesh e ka fituar edhe Lionel Messi diçka që e bën më tepër krenar.

Në garën për Golden Boy 2018, 19-vjeçari i Ajax mposhti bashkëkombasin e tij dhe ishin e skuadrës, Justin Kluviert, djalin e legjendës holandeze Patrick Kluivert i cili aktualisht aktivizohet te Roma në Itali, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, Patrick Cutrone i Milanit e Vinicius Junior i Realit të Madridit. Favorit në fillimin e votimeve dukej Kluivert Jr, por në fund festa ishte e gjitha për de Ligt.

Top Channel