Pas një kohe të gjatë, forca të shtuara të KFOR-it austriak janë shtuar me tanke pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë.

Pozicionimi i tyre është kryer paraditen e kësaj të premteje, ditë kjo që pritet të hyjë në histori për Kosovën, pasi sot pritet që të votohet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Tanket e KFOR-it austriak po qëndrojnë nga krahu jugor i urës, ndërsa në pjesën veriore, përveç policisë nuk vërehen ushtarë apo mjete të rënda të KFOR-it.

Një tjetër zhvillim është mbyshja e qytetit të Mitrovicës me flamuj; edhe këto si të prera me thikë. Veriu i qytetit është mbushur me flamuj të Serbisë, ndërsa në Jug valëviten gjithandej flamujt amerikanë.

Në fakt, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh transformimin e FSK-së në ushtri, gjë për të cilën pritet të votohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA