Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ 31 qese me mbetje trupore presin ende të identifikohen, të prekurit nga 27 kombësi të ndryshme
Kryeministrja Theresa May do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë ditës së sotme, për të diskutuar shqetësimet e shprehura nga ligjbërësit britanikë, lidhur me marrëveshjen e saj të Brexit.
May ka nisur një tur takimesh me udhëheqës të tjerë të BE-së, në përpjekje të sigurojë garanci për të lehtësuar shqetësimet në parlament, lidhur me marrëveshjen e saj për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
Kryeministrja britanike anuloi gjatë ditës së djeshme votimin në parlament për marrëveshjen e daljes së Britanisë nga BE-ja, të cilën e kishte dakordësuar më herët me delegacionin e Brukselit.
Ky vendim i May erdhi pasi ajo kuptoi se nuk kishte votat e duhura për të miratuar këtë projekt-marrëveshje, ndaj u detyrua të tërhiqet për të rinegociuar edhe njëherë me krerët europianë.
Gjithsesi, vlen të theksohet se deklaratat e para zyrtare të Brukselit janë shumë pesimiste, pasi zyrtarët europianë theksuan se nuk do të pranojnë rinegocim të marrëveshjes së arritur më herët.
Top Channel