Protesta masive e studentëve ka hyrë në ditën e 4-t të saj, ditë e cila përkon edhe me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë që kujton lëvizjen studentore të 28 viteve më parë që solli edhe rrëzimin e pushtetit komunist.

Mbledhja e studentëve ka nisur para ambienteve të Korpusit Universitar, e më pas me pankarta në duar ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. U shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.

Ndërkohë që për të tretën ditë me radhë studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kanë vijuar protestën. Ndonëse në kushte atmosferike të rënduara dhe me reshje shiu të vazhdueshme ato vijuan të protestonin në sheshin “2 Prilli”.

Kërkesat e tyre konsistojnë në uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizimin nga buxheti i Universitetit të Shkodrës i ekspeditave shkencore si dhe vendosjen në efektivitet të plote te godinës së re brenda janarit të 2019.

FOTO GALERI
16/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA