Në moshën 57-vjeçare, Eddie Murphy është një baba për rekord, pasi është shtuar me fëmijën e 10-të! Aktori i famshëm amerikan, të premten me 30 Nëntor i ka dhënë mirëseardhjen fëmijës së tij të 10-të, dhe i dyti me të fejuarën e fundit Paige Butcher.

Fëmijës i është vënë emri Max Charles Murphy dhe si mamaja, si djali, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Çifti që është bashkë që prej vitit 2012, kanë një vajzë në moshën dy vjeç, e cila quhet Izzy Oona.

Eddie, dhe e fejuara Paige, 39 vjeç, kanë projektuar për së shpejti një martesë së bashku. Që të dy e kanë të shenjtë privatësinë dhe intimitetin e tyre, kështu që ende nuk është bërë publike asnjë datë dhe e dhënë tjetër në lidhje me dëshirën e tyre për t’u martuar.

Aktori i “Beverly Hills Cop” është tashmë baba i Eric, 29 vjeç, fëmijë nga martesa me Paulette McNeely; Christian, 28 vjeç, nga martesa me Tamara Hood; Bria 26, Myles 24, Shayne 23, Zola 18 dhe Bella 15 nga martesa me ish gruan e fundit Nicole Mitchell, nga e cila është divorcuar në 2006-ën pas 22 vitesh martese. Dhe e parafundit është Angel, 11 vjeç, fëmijë i ardhur nga lidhja me Melanie Brown, ish pjesëtare e grupit Spice Girls.

Top Channel