Lëvizja për Universitetin ka publikuar disa të dhëna, ku pretendohet se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kopjuar temën e saj të doktoraturës.

“Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet ‘shkencore’ për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj”, thuhet në shkrimin shoqërues të postimit.

Postimi ka pesë foto në total, ku krahasohet doktoratura e mbrojtur nga ministrja Manastirliu me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis” me atë të mbrojtur nga afrikano-jugorja, Fannie Mnisi me titull “Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”.

Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos. Denoncimi i Mukës pasoi dorëheqjen e Demos. Në vend të tij u emërua pikërisht Taulant Muka, i cili u dorëhoq vetëm pas 2 javëve në këtë detyrë.

  U akuzua se kopjoi temën e doktoraturës, Manastirliu i hedh poshtë pretendimet

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA