Protestat më të këqija në një dekadë kanë lënë shkatërrime në të gjithë Parisin, duke dëmtuar edhe monumente kulture me shumë vlerë. Policia ka arrestuar 400 protestues.

Me mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit francez këtë fundjavë duke protestuar rritjen e çmimiet të naftës. Ata dogjën makina dhe prishën dyqane. 133 veta u lënduan, sipas policisë, përfshi 23 oficerë.

Por një nga fotot më tronditëse ishte dëmtimi i statujës së Marianës te Harku i triumfit. Ikona ishte shfaqur gjatë Revolucionit Francez, në vitin 1789, si personifikim i vlerave të lirisë, barazisë e vëllazërisë, që pas pak vitesh përfaqësuan vetë Francën.

Ajo është shfaqur në pulla poste dhe në  shumë bashki të Francës, shpesh duke u modeluar sipas femrave më të famshme të kohës, si Brigitte Bardot apo Catherine Deneuve.

 

FOTO GALERI
19/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA