Në 100.000 banorë në Shqipëri, 0.4% e tyre janë të prekur nga kanceri i laringurt.

Të dhënat më të fundit statistikore tregojnë një ulje të lehtë të numrit të të sëmurëve. Megjithëse, me kancer në laring diagnostikohen gati 100 raste të reja në vite.

Një sëmundje e tillë fillon të shfaqet, kryesisht tek meshkujt, pas moshës 40 vjeçare për shkaqe të ndryshme. Paralelisht me sëmundjet e fytit, otorinolaringologjia është fusha mjeksore që merret me kurimin e sëmundjeve të hundës dhe veshëve.

Sistemi ORL, hundë-fyt-veshë, preket edhe nga sëmundje të tjera. Shkaqet dhe simptomat janë të dallueshme, sa që në kontrollet rutine mjeku mund të konstatojë lehtësisht sëmundjen.

Sa i përket organit të dëgjimit, një lajm i mirë vjen për implantin cochlear tek fëmijët. Por cilat janë diagonostikimet më të shpeshta të sistemit ORL? Çfarë ndodh me sëmundjet e kancerit në fyt? Si kryhet devijimi i kërcit të hundës? Cilat janë shërbimet shëndetësore dhe estetike që pacienti merr gjatë kësaj ndërhyrje? Si do të funksionojë implanti cochlear tek fëmijët?

Këto dhe shumë pikpyetje të tjera lidhur me shëndetin e njeriut, sot në oren 18.30 emisioni Hipokrati, vetëm në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA