
Një lidhje të drejtpërdrejtë, emisioni “Open” i Eni Vasilit pati edhe me historianin shqiptar të përtej kufirit, në Kosovë, Ylber Hysa.
Hysa, qoftë në ndërhyrjen e parë të emisionit, ashtu dhe në lidhjen e dytë theksoi se debati për 29 Nëntorin në Prishtinën zyrtare nuk ndihet aq shumë sa në Shqipëri.
Megjithatë, ai e cilësoi 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe, për debatin e hapur prej vitesh tashmë, propozoi të gjendej një kompromis, siç mund të ishte edhe 17 Nëntori i 1944-s, dita kur u çlirua kryeqyteti Tiranë.
“Më vjen mirë që u përmend çështja e Çlirimit të kryeqytetit. Tani kam frikën që ky debat iu ka ikur nga duart historianëve, kam ndrojën se nuk do të kthehet në debat akademik. A do të ketë mundësi që të bëhet kompromis në lidhje me datën 17?”, pyeti ndër të tjera historiani nga Kosova.
Top Channel