“Jemi në qendër të Prishtinës, në zemrën e Kosovës, shtetit më të ri të Europës. Top Channel rihap zyrën në kryeqytetin e Kosovës, për të përcjellë prej këndej në të gjithë botën, me transmetimet e televizioneve të medias më të madhe të shqiptarëve, zërin e Republikës së Kosovës.

Jam Driton Siqeca dhe kjo është zyra e re e Top Channel në Prishtinë, zyrë e cila zyrtarisht nis punën në ditën më të shënuar të të gjithë shqiptarëve, me shpalljen e Pavarësisë.

Kosova është në rrugën e vështirë të konsolidimit të shtetit dhe integrimit. Dialogu me Serbinë, marrëdhëniet me Shqipërinë, çështja e vizave, janë një pjesë e problemeve.

Nga kjo zyrë e Top Channel, ne do t’iu tregojmë të gjithë shqiptarëve problemet që shqetësojnë qytetarët e Kosovës, por edhe zgjidhjet. Do të transmetojmë në kohë reale gjithçka të rëndësishme që ndodh në të gjithë hapësirën e Kosovës.

Transmetimet tona nisin më 28 Nëntor. Në ditën e shënuar të Pavarësisë ne do të tregojmë për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen këtu. Do të jemi drejtpërdrejt në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel.

Nga sheshi “Nënë Tereza” do të sjellim atmosferën festive në Prishtinë, ashtu si kolegët e tjerë do ta bëjnë këtë nga Tirana dhe Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA