Grupet e vlerësimit për kompesim kanë dalë të terren për të bërë matjet e ndërtesave, të cilat kanë dokumentacion të rregullt.
Një hotel në zonë do të prishet, pasi preket nga projekti i “Unazës së re”. Pronari i saj ka pranuar inxhinierët e ARRSH-së për të bërë matjet, e më pas të marrë dëmshpërblimin.
Banorët e Astirit, një ditë më parë refuzuan punonjësit e ARRSH-së për të bërë matjet pranë ndërtesave që kanë një titull pronësie. Ndërsa këtë të martë, situata paraqitet më ndryshe. Vetëm në lotin e tretë të “Unazës së re”, nga 25 banesa që kanë dokumentacion të rregull, në 12 prej tyre inxhinierët kanë mundur të përfundojnë matjet.
“Sot situata është më ndryshe, kemi gjetur mirëkuptim. Në po vazhdojmë me matjet te të gjithë ata që kanë sjellë dokumentacionin përkatës. Pasi bëjmë matjet në terren, grupet kthehen në zyra e përgatisin dokumetacionin e duhur, që do të shërbejë për hartimin e VKM-së së shpronësimit”, tha Albana Ahmeti, drejtore pranë Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Shpronësimeve.
Për të shmangur çdo incident të mundshëm, punonjësit e ARRSH-së kanë qenë të shoqëruar nga uniformat blu.
Top Channel