“Mjetet shpërthyese që u përdorën në protestë shkatërronin kocka dhe metale”
27/11/2018 13:39
Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në një deklaratë për mediat ditën e martë deklaroi se “nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese” që u përdorën gjatë protestës përpara Kuvendit në 22 nëntor, “janë regjistruar rezultate shokuese”.
“Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet”, tha Kuko.
“Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike”, shtoi zv/ministrja.
Top Channel