Këtë të martë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme listën me emrat e kandidateve prokurorë që e kaluan me sukses procedurën e rivlerësimit.
Për këtë arsye, Kryeprokurorja Marku ka caktuar datën 11 dhjetor për të thirrur Mbledhja e Përgjithshme të Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve Prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
KLP është organi kolegjial, i cili përveç caktimit të Prokurorëve të SPAK, vlerësimit të tyre, por edhe ndëshkimit të tyre vendos edhe për Prokurorin e Përgjithshëm.
Në total paraqitën 19 kandidatë, por vetëm 10 arritën në vijën e finishit, pasi 9 prej të cilëve u “ngelën” në klasë gjatë procesit të Vettingut.
Mes kandidateve për në KLP ishte edhe Arta Marku, e cila dha dorëheqjen nga pretendimi për të qenë anëtare e KLP, sepse u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Prej tyre nga mbledhja e Përgjithshme e Prokurorisë do të zgjidhen 6 Prokurorë për në KLP, ndërsa 5 anëtarët e tjerë do të zgjidhen jashtë sistemit të drejtësisë.
Top Channel