Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ndodhet në Shqipërië për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar i Uashingtonit.
I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Arvizu tregoi se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pasi përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin Donald Lu.
SHIH INTERVISTËN:
Ish-ambasadori amerikan Arvizu në “Wake Up”: Shqiptarët ikin nga korrupsioni!
Ai është ndalur gjatë në një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vende të BE e më gjerë.
Ai e komenton një situatë të trishtë këtë fenomen dhe sipas tij kjo vjen për shkak se shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.
“Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.
Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni.
Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, është shprehur mëngjesin e sotëm ish-ambasadori Aleksandër Arvizu.
Një pikë tjetër në të cilën ai u ndal ishte dhe raporti i qeverisë me opozitën, një raport që ka shënuar regres sipas tij. Por gjatë intervistës diplomati amerikan nuk ka kursyer edhe komentet për punën e pasardhësit të tij , Donald Lu.
“Unë e kam mik, dhe me të mbaj konktakte. E vetmja gjë që do të kritikoja është se puna e tij u përqendrua shumë në sistemin e drejtësisë, në procesin e vetingut. Në kohën kur isha i mandatuar, puna jonë u përqendrua në kauza të ndryshme më sociale”, shtoi Arvizu.
Top Channel