Pema e krishtlindjeve mbërriti në sheshin e Shën Pjetrit mëngjesin e së enjtes, dhe njerëzit nuk mund të ishin më të gëzuar.

“Është diçka shumë e veçantë për mua, sepse vij nga Australia dhe ne atje, krishtlindjet i festojmë në breg të detit”, shprehet një nga vizitorët në shesh.

Pema 23 metra e lartë peshon 4,5 tonë dhe është sjellë nga rajoni i Pordenones. Në krah do të ketë edhe skenën e lindjes së krishtit, që këtë herë është krijuar me rërë, e shndërruar në traditë që prej vitit 1982, kur në krye të kishës katolike ishte Gjon Pali i Dytë.

Pema e krishtlindjeve përdorej në Europën Veriore dhe në vendin e tij të lindjes, Poloni, por deri atëherë nuk kishte pemë të tillë në Vatikan. Atë vit, Papa Vojtila mori dhuratë një bredh nga një fermer polak, që e kishte marrë me vete deri në Romë dhe kështu nisi rituali, sipas të cilit, selia e shenjtë pranon çdo vit një pemë dhuratë nga një vend apo një rajon europian.

Vitin e kaluar pema erdhi gjithashtu nga Polonia, ndërsa zbukurimet ishin krijuar nga fëmijë të pavioneve onkologjike në pjesë të ndryshme të Italisë, si dhe nga zonat që ishin goditur prej tërmeteve. Pema këtë vit do të ndizet në 7 dhjetor e do të qëndrojë në shesh deri 13 janarin e vitit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA