Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin e BE Johannes Hahn dhe Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, Federica Mogherini tha se ajo ishte krejtësisht kundër çdo zbatimi të dënimit me vdekje.

“Një hetim transparent dhe i besueshëm për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ende nuk është përfunduar”, tha Mogherini, shefe e çështjeve të jashtme të Bashkimit Evropian, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm të Turqisë.

Khashoggi, një kritik i sunduesit de facto të mbretërisë, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Fillimisht Rijadi refuzoi të pranojë autorësinë e vrasjes, ndërsa më pas e pranoi, duke akuzuar 18 persona si të përfshirë.

Aktualisht autoritetet e Arabisë Saudite raportojnë se po mbahet një proces i rregullt në ngarkim të të akuzuarve, ndaj 5 prej të cilëve është kërkuar edhe dënimi me vdekje. Mes personave të akuzuar janë edhe njerëz pranë princit të kurorës, Muhamed bin Salman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA