May përshëndet marrëveshjen për Brexit-in: E drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

23/11/2018 01:48

Theresa May e përshëndeti draft marrëveshjen mbi marrëdhëniet post Brexit, duke e cilësuar si “të drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa këmbënguli se ujdia mund të arrihet shumë shpejt.

Deklarata politike ku nënvizohet se si do të funksionojë tregtia mes Britanisë dhe BE-së, siguria dhe çështje të tjera, sipas Këshillit Europian, është miratuar në parim.

Londra dhe Brukseli i kanë firmosur tashmë termat e marrëveshjes për daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian 29 marsin e 2019-ës. Kryeministrja britanike tha se do t’i japë njerëzve Brexit-in për të cilin votuan.

“Bisedimet tani janë në një moment kritik dhe të gjitha përpjekjet tona duhet të përqendrohen në punën me partnerët evropianë, për ta çuar këtë proces drejt një përmbylljeje përfundimtare, e cila të jetë në interes të të gjithë njerëzve tanë. Britanikët duan që Brexit-i të zgjidhet, ata duan një marrëveshje të mirë që na vendos në kursin e një të ardhmeje më të ndritur, dhe po kështu duan që të bashkohemi si vend e të ecim përpara për t’u fokusuar tek çështjet e mëdha në shtëpi”, deklaroi May.

72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, shtoi shefja e ekzekutivit britanik. Megjithatë, lideri opozitar Jeremy Corbyn e përshkroi marrëveshjen si 26 faqe plot me dëngla, e që gjithsesi mund të ishin shkruar që përpara dy vitesh. Çfarë ka bërë qeveria në këto dy vjet, u shpreh ai.

Javën e kaluar, Londra dhe Brukseli ranë dakord me marrëveshjen 585-faqëshe të tërheqjes, e cila mbulon faturën 39 miliardë paundëshe të divorcit, të drejtat e qytetarëve dhe çështjen nevralgjike të kufirit irlandez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA