Franca tha të enjten se kishte imponuar sanksione, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit, ndaj 18 qytetarëve sauditë, që akuzohen se janë të lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe tha se në varësi nga rezultatet e një hetimi, mund të ketë edhe masa të mëtejshme.

Ministria e jashtme nuk i ka publikuar emrat e individëve, por tha në një deklaratë se masa ishte në koordinim me partnerët europianë, veçanërisht me Gjermaninë. Berlinit të hënën gjithashtu ndaloi 18 sauditë dhe tha se do të konsiderojë për të ndalur të gjitha shitjet e armëve në Arabinë Saudite.

“Vrasja e zotit Khashoggi është një krim me peshë ekstreme, e cila për më tepër shkon kundër lirisë së shtypit dhe të drejtave më themelore”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Franca priste një përgjigje transparente, të hollësishme dhe shteruese nga autoritetet saudite, tha ajo.

“Këto janë masa të përkohshme që mund të rishikohen ose të shtyhen në varësi të progresit të hetimeve në vazhdim”, tha ai. Reagimi francez është relativisht i ruajtur, për shkak se është i prirur të mbajë ndikimin e tij në Riad dhe të mbrojë marrëdhëniet tregtare që përfshijnë energjinë, financat dhe shitjet e armëve.

Zëvendës prokurori publik i Arabisë Saudite tha më 15 nëntor se Rijadi po kërkonte dënimin me vdekje për pesë nga 11 të dyshuarit që akuzoheshin për vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA