Italia pranë sanksioneve, KE: Po shkon drejt paqëndrueshmërisë financiare

21/11/2018 17:26

Në muajin tetor, trupi ekzekutiv i BE-së e refuzoi projekt-buxhetin e Italisë dhe i kërkoi të bëjë ndryshime, gjë që nuk u mor parasysh nga qeveria e gadishullit Apenin, duke vendosur se do t’iu përmbahet planeve të saj për shpenzime më të mëdha.

Të mërkurën, Komisioni Evropian mori hapin e parë drejt sanksionimit të Italisë, duke deklaruar se procedurat formale që mund të sjellin sanksione financiare, janë “autorizuar”.

“Me atë që Qeveria italiane ka vënë në tryezë, ne shohim rrezik që ky vend të rrëshqasë në paqëndrueshmëri”, tha nënpresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Ai tha se masat disiplinore të BE-së, të njohura si procedurë e deficitit të tepruar, “janë tani të përshtatshme”.

Qeverisë së Italisë, të drejtuar nga populistët, i është kërkuar nga Komisioni që të rishikojë buxhetin e saj, për shkak të nivelit të lartë të borxhit kombëtar, që zyrtarët e Eurozonës druajnë se mund të shkaktojë paqëndrueshmëri për të gjithë bllokun.

Por, Qeveria e Romës nuk bëri ndryshime të konsiderueshme, duke e përplasur vendin me Brukselin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA