Volkswagen, 44 miliardë euro për projektin e ri
19/11/2018 17:39
Volkswagen është angazhuar të shpenzojë me dhjetëra miliarda euro për ta kthyer përqendrimin te makinat elektrike dhe autonome.
Kompania gjermane tha të premten se do të investojnë plot 44 miliardë euro, deri në vitin 2023, për të zhvilluar makina elektrike dhe teknologji të reja.
CEO i kompanisë, Herbert Diess, e ka quajtur këtë lëvizje një “ofensivë elektrike”.
Ai e pranoi se shpenzimi i stërmadh mund të ndikojë rritjen e fitimeve. Investimi është rreth 10 miliardë euro më shumë se ç’kishin planifikuar në buxhetin e vitit të shkuar.
Pas njoftimit, aksionet e Volkswagen ranë me 1.3% vetëm këtë të premte. Gjatë vitit 2018 kanë rënë me 12%.
Top Channel