Mbi 1,400 viktima nga tërmetet në Venezuelë, familjet kërkojnë me dëshpërim të mbijetuarit nën rrënoja Jo më shumë se pesë kilometra në lindje të qytetit të Vlorës ndodhet fshati Babicë me mbi 3 mijë banorë. Për problemin më të vogël shëndetësor, banorët e zonës duhet t’i drejtohen qytetit të Vlorës, pasi qendra shëndetësore e këtij fshati është e amortizuar.
Ndërsa për të shkuar në këtë qendër duhet të kalosh në një rrugicë që për të sëmurët është mundim i tepërt.
Qendra plot lagështi dhe me mure të çara të sëmur më keq. Ndërsa uji mungon prej 4 vjetësh. Këtu mjekja dhe një infermiere mbushin recetat për shërbime të mëtejshme në qytetin e Vlorës.
Sipas mjekes medikamentet e urgjencës nuk mungojnë, por të sëmurët zgjedhin spitalin e Vlorës në raste urgjente, sepse më parë shkonin në spitalin e Vlorës sesa të hysh nëpër këtë rrugicë.
Top Channel