Fiks Fare/ Rruga është e vështirë, por ajo që të pret në fund ia vlen çdo kilometër. Manastiri i Shën Marenës, thesari i fshehur i Pogradecit 14/07 20:50
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, komentoi rastin e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.
Ngjela nënvizoi se ky emërim nuk është kompetencë e Presidentit.
“Problemi është këtu. Ai nuk i ka kompetencat. Kur themi kompetencë formale, nuk e emëron ai. Ç’ punë ka ai? E ka Parlamenti që shkon në votim. Statusi i ushtarakut? Duhet ta ndajmë pretekstin nga shkaku. Shkaku është personal. Nuk e dimë arsyen. Presidenti shkeli Kushtetutën, pastaj nxori problemin që është gjeneral. Ky ishte një pretekst”, deklaroi Ngjela.
Top Channel