23/11 23:05
“Nuk lejoj që Kushtetuta të shkelë me këmbë nga askush. Këtë nuk e lejoj asnjëherë”.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Open” mbrëmjen e sotme, teksa foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.
Meta në “Open”: Ja pse nuk e dekretova Lleshin. Nuk mund të shkelja Kushtetutën
Ai u pyet nëse ka pasur presione nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje për dekretimin e zotit Lleshi, por Meta u shpreh i prerë, duke thënë se askush nuk mund t’i bëjë presion dhe se asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.
Top Channel