Britania arriti një projektmarrëveshje divorci me Bashkimin Evropian pas më shumë se një viti bisedimesh, duke e shtyrë Kryeministren Theresa May në një betejë të rrezikshme mbi Brexit, që mund të ndikojë prosperitetin e vendit të saj për gjeneratat që do të vijnë.
Ndërsa zyrtarët “pikturojnë” tërheqjen e parë të një shteti sovran nga BE, prova e fundit e May do të jetë nëse ajo mund t’ia arrijë të miratojë marrëveshjen në parlamentin britanik, ku mbështetësit e vijës së fortë të Brexit e akuzuan atë për dorëzimin ndaj Brukselit.
Kabineti britanik do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar marrëveshjen e tërheqjes, sipas një zëdhënësi të Downing Street, pasi mediat irlandeze dhe britanike arritën të zbulojnë detajet e përparimit të negociatave.
Por May ka luftuar për të shkëputur anëtarësimin gati 46-vjeçar të Britanisë në BE, pa dëmtuar tregtinë apo duke shmangur shqetësimin e ligjvënësve, të cilët në fund do të vendosin fatin e marrëveshjes së divorcit.
Brexit pritet të vendosë ekonominë e pestë më të madhe në botë, në një situatë të panjohur dhe nën një atmosferë frike se do të ndihmojë për të ndarë Perëndimin, ndërsa po përballet me presidencën e pazakontë të Donald Trump dhe rritjen e sigurisë nga Rusia dhe Kina.
Mbështetësit e Brexit thonë se ndërkohë që divorci mund të sjellë një paqëndrueshmëri afatshkurtër, në afat më të gjatë do të lejojë Mbretërinë e Bashkuar të lulëzojë dhe gjithashtu të mundësojë integrim më të thellë në BE, pa asnjë anëtar të tillë të fuqishëm ngurrues.
Top Channel