Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe Partia Demokratike.
Ai akuzoi kryetarin e PD-së se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij. Veliaj theksoi se PD dhe Basha janë kthyer në një agjenci gjobash, sikurse veproi edhe me Kukësin.
“E vutë re që Luli nuk e përmendi “Viktoria Invest”. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që “Viktoria Invest” merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki. E vutë re që çunit të llastuar, kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menaxhohet nga kjo kompani. Kjo tani është një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?! Dakord, meqë nuk i duam këto, kompania e Lulit t’i kthejë lekët dhe ne lekët e “Viktoria Invest” t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. Ka vila pa fund në Farkë, në Lundër, të shkojë t’ua blejë, meqë Luli nuk i do se Luli punon për popullin. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht, që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia: Bashkia është vetëm t’u ndihmojë kush do dorën e bashkisë. Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi? A nuk tha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? Shiheni ku i mori zyrat kunati i Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarku që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit, mor vlla, sa i jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prapë me bashkinë do i zgjidhin hallet. Partia që solli pluramizmin në Shqipëri është kthyer në një agjenci gjobash”, theksoi Veliaj.
Duke e cilësuar kreun demokrat një kalama të llastuar, Kreu i Bashkisë paraqiti fakte se si projekti për Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli Teknik i asaj kohe.
“Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s’janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama i llastuar, pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësinë që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryear i bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku i ka. Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokritë? E kanë bërë vetë këtë”, tha Veliaj.
Top Channel