Transformimi i Piramidës, Veliaj: 5000 të rinj të Tiranës akses për të mësuar gjuhën e kodimit

10/11/2018 09:40

Brenda një kohe rekord, Piramida do të transformohet nga një ngrehinë që është aktualisht, në qendrën më të madhe të inovacionit në gjithë rajonin tonë. Në një prononcim për mediat, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur finalizimin e projektit ku 5 mijë të rinj do të ndjekin kurset që do të ofrohen në këtë qendër.

“Ne pretendojmë që në datën 15 nëntor, të kemi finalizuar të gjithë dizajnin e Piramidës së Re, siç do të jetë ajo me klasat dhe kurset që do të zhvillohen dhe pastaj vitin tjetër ne do të punojmë non stop me tre turne, që ta ndërtojmë në kohë rekord. Planifikojmë që 5000 të rinj të Tiranës, që të vegjël, që 5 vjeç, siç mësojnë shqip apo anglisht duhet të mësojnë edhe kodimin dhe gjithë gjuhën e kompjuterëve dhe ne të kemi mundësi t’u japim këtë akses”, tha Veliaj.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës. Rreth 5 mijë të rinjtë që do të frekuentojnë mjediset e transformuara të Piramidës do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, sikurse është dizajni, programimi etj. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota . Të rinjve do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA