Plazhi i famshëm i Malibusë në jug të Kalifornisë është kthyer në një portë ferri: zjarri masiv që shpërtheu në veri të Los Angelesit ka detyruar evakuimin e tij dhe te qytetit Calabasas.

Flakët vazhdojnë të përhapen përgjatë zonave bregdetare, të ushqyera edhe nga erërat e forta. Një zjarr gjigant shpërtheu edhe në veri të shtetit amerikan duke shkatërruar thuajse tërësisht qytetin Paradise; 9 janë deri tani jetët e humbura dhe 35 të zhdukurit. Disa prej viktimave, siç thuhet në mediat lokale, janë djegur brenda makinave të tyre, të gëlltitura nga flakët. Besohet se mbi 250 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar kokën.

Në total, janë tre zjarr të mëdha që po digjen në Kaliforni. Një prej qyteteve me urdhër evakuimi është edhe Thousand Oaks, ku të mërkurën një person i armatosur qëlloi e vrau 12 vetë.

Niveli i shkatërrimit, tha Mark Ghilarducci i zyrës se guvernatorit të Kalifornisë, është i pabesueshëm e të këput shpirtin. Flakët nisën të premten, por tashmë kanë dalë jashtë kontrollit.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA