Shqipëria mbyll Botërorin. Kombëtarja e peshëngritjes me një kualifikim në Olimpiadë

07/11/2018 12:24

Përfaqësuesja shqiptare e peshngritjes ka mbërritur në Tiranë pas një paraqitje relativisht pozitive në kampionatin botëror që u zhvillua në Turkmenistan. Ky ishte aktiviteti i parë që vlente si kualifikues për lojtrat olimpike që do të zhvillohen në Tokio 2020. Me vendin e gjashtë në peshën deri në 73 kg Briken Calja është i pari dhe i vemti deri më tani nga peshngritësit shqiptarë që ka siguruar kualifikimin për në olimpiadë.

339 kg që arriti të ngre Calja në këtë kampionat botëror përfshijnë edhe 6 rekorde kombëtare të thyera, pavarësisht dëmtimeve dhe gjëndjes jo optimale që ai zhvilloi provën e tij. Ndërkohë pshngritësi nga Shtërmeni është kampion i Europës në fuqi zyrtarisht prej mëse 8 muajsh, por shteti ynë ende nuk e ka njohur si të tillë.

Sekretari i federatës shqiptare të peshngritjes, Edlir Memaj thekson se sa i përket kualifikimeve, do të ketë aktivitete të tjera ku sportistët tanë si Qerimaj, Godelli, Shorja e të tjerë do të tentojnë sërish kualifikimin.

Ajktiviteti i rradhës që ka të njëjtën vlerë për kualifikimin në lojrat olimpike, mbetet kampionati europian i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në muajin prill në Gjeorgji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA