Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions është shkarkuar nga presidenti Donald Trump.
Sessions, një ndër mbështetësit e parë të presidentit Trump në 2016, ka qenë nën shënjestrën e presidentit prej muajsh, që kur ka deklaruar abstenimin në hetimet mbi Russiagate.
Zgjedhja e abstenimit u krye prej faktit që Sessions i kishte fshehur Senatit përgjatë fazës së emërimit të tij, takimet e tij me ish-ambasadorin rus në SHBA përgjatë fushatës elektorale të Trump.
Session në atë periudhë punonte për Trump në pozicionin e senatorit. Ai ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të stafit te Shtëpisë së Bardhë, John Kellyt. Largimi i Session ngre jo pak dyshime mbi të ardhmen e punës se Robert Mueller, prokurorit special të emëruar nga Rosenstein, për të hetuar mbi ndërhyrjen e presupozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe mbi marrëveshjet e fshehta të fushatës së Trump me Moskën.
Emërimi i shefit të ardhshëm te drejtësisë do duhet të aprovohet në Senat, i cili kontrollohet ende nga Republikanet. Presidenti Trump ndërkohë, në një postim në Twitter falenderon Prokurorin Session për shërbimet e tij dhe i uron më të mirat.
Top Channel