Anëtari i Parlamentit evropian Knut Fleckenstein tha sot se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ketë konflikt në komunitetin e tyre dhe se çështja e Kosovës është e rëndësishme, por BE nuk duhet të përzihet.
“Çështja e Kosovës është e rëndësishme, se si të jetojmë në BE, nëse ne nuk do të dimë si të vendosim marrëdhëniet me fqinjët. Ne kemi menduar që Qiproja të hyjë pasi kemi menduar se do ta zgjidhnim problemin me Turqinë, por nuk ndodhi kështu. Andaj, kjo është përvoja jonë se probleme të tilla duhet të zgjidhen”, tha ai.
Fleckenstein theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre.
“Jam i vetëdijshëm se ky është një problem i madh, por nuk ka nevojë të përzihemi. Unë kam respekt të madh për kryetarët Vuçiq dhe Thaçi, të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje dhe duhet t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre, të mos komentojmë dhe kritikojmë çdo fjalë që ata thonë. Kjo është një çështje shumë e vështirë për Serbinë dhe Kosovën, le të le të bëjnë punën, nëse ka ndonjë propozim për të dëgjuar. Këshilla ime është, le ta bëjnë punën e tyre të vështirë dhe pastaj të shohim se rezultati mund të arrihet, por jo të bëjmë rekomandime paraprakisht. Mendoj se kjo nuk është etike, nuk do të doja të ndryshoja pozicionin tim me ta”, ka thënë ai për televizionin N1, që i referohet Kosova Press.
Top Channel