Bizneset e reja të Silicon Valley-t në SHBA vazhdojnë të financohen nga Arabia Saudite, pavarësisht ngjarjes me gazetarin Xhemal Kashogi.

Dy marrëveshje u bënë publike këtë javë nga SoftBank, me rreth 45 milionë dollarë.

Vision Fund, që menaxhon investimet saudite nga Softbank, ka financuar me 1.1 miliardë dollarë një kompani të re të quajtur “View”, e cila premton të bëjë dritare “smart” e që kursejnë energji.

Këto investime u njoftuan një ditë pasi Zume, një kompani që do të prodhojë robotë që bëjnë pica, mori 375 milionë dollarë, më 17 tetor. Sipas Wall Street Journal, edhe këto para kanë ardhur nga Vision Fund, që ka rreth 93 miliard dollarë.

Vrasja e Kashogit ka ngritur pyetje të shumta për marrëdhënien e SoftBank me Arabinë saudite, e cila ka mohuar të ketë gisht me vrasjen e gazetarit.

Disa gjigantë të teknologjisë janë distancuar nga paratë saudite, si Tesla e Elon Musk.

Vision Fund vazhdon të investojë në grupe të shumta teknologjike në të gjithë botën. Vitin e shkuar investoi 4.4 miliardë në “WeWork”, një grup që krijon hapësira zyrash në të gjithë botën.

Slack, DoorDash dhe Improbable Worlds janë kompani të tjera që paguhen nga Vision Fund.

FOTO GALERI
6/7
DoorDash është një kompani e re teknologjike që mundëson transportimin midis bizneseve dhe klientëve, sidomos për ushqime

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA