Të sëmurët me sëmundje malinje të gjakut në vendin tonë nuk mjekohen sipas protokolleve mjekësore pasi ata një e bëjnë të gjithë trajtimin siç duhet për këtë sëmundje. Kjo për faktin se jo të gjitha medikamentet gjendet në vendin tonë.
Në vendin tonë përllogariten rreth 450 raste të reja në vit me sëmundje malinje të gjakun përfshirë këtu leucemitë kronike. E ndonëse jetëgjatësia e pacienteve me sëmundje malinje në vendin tonë është sa gjysma e atyre në vende të tjera të Europës.
Rritja e numrit të pacienteve me sëmundje malinje të gjakut lidhet edhe me ndikimin e faktorëve të jashtëm që për mjekun hematolog Ivanaj me të rëndësishmet janë kimikatet që i gjemë kudo në kozmetikë dhe në ushqime.
Sipas mjekut Arben Ivanaj kimikatet godasin genet e njeriut duke bërë që devijojë i gjithë procesi i qelizave të gjakut. Pikërisht për këtë janë mbledhur në Tiranë mjekë hemotalogë të njohur në vende të ndryshme të botes për të diskutuar mbi trajtimet mjekësore të këtyre pacientëve. Por ajo që kërkohet është shtimi i fondeve për shërbimin e hematologjisë.
Top Channel